Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës 30 korrik – 6 gusht 2017

Shën Injaci i Lojolës - RV

30/07/2017 09:00

Sot, në të dielën XVII të vitit kishtar, Kisha Katolike përkujton shën Pjetër Krizologun, ipeshkëv i Ravenës dhe dijetar, si edhe shën Abdon e shën Senën, martirë.

         Të hënën, më 31 korrik, kremtohet festa liturgjike e shën Injacit të Lojolës, themeluesit të Shoqërisë së Jezusit. Gjithashtu, Kisha përkujton edhe shën Justinin de Jacobis, ipeshkëv në Abisini, nga Kongregata e Misioneve.

         Më 1 gusht, një shenjtor tjetër shumë i njohur, shën Alfons Maria de Liguori, ipeshkëv e dijetar i Kishës, themelues i Kongregatës së të Shëlbuemit, si edhe shtatë vëllezërit makabej e shën Pjetri Favre, meshtar jezuit.

         Të mërkurën, më 2 gusht, përkujtohet, ndër të tjerë, shën Euzebi, ipeshkëv i Verçelit, shën Pjetër Juliani Eymars, meshtar, themelues i Sakramentinëve dhe shën Shtjefni I, papë.

         Më 3 gusht, ditën e enjte, bie festa liturgjike e shën Lidies, dishepulle e Shën Palit Apostull, që u hapi dyert të krishterëve në Filipi, duke e kthyer shtëpinë në kishën e parë në Evropë.

         Të premten, kalendari kishtar kujton Famullitarin e madh të Arsit, shën Gjon Maria Vianej, pajtor i klerit. Gjithashtu, përkujtohen shenjtorët Justini e Kreshenci, martirë.

         Të shtunën, festë e madhe në Romë për kujtimin e kushtimit të Bazilikës së Zojës së Madhe.

         Ndërsa të dielën e ardhshme, Kisha Katolike kremton Shndërrimin e Zotit tonë, Jezu Krishtit, si edhe shën Ormisdën, papë.

30/07/2017 09:00