Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Toka Shenjte: Numër i posaçëm i revistës “TokaShenjte”, për 800-vjetorin e pranisë françeskane

Giotto: Shën Françesku para sulltanit - RV

27/07/2017 14:16

I kushtohet 800-vjetorit të pranisë françeskane në viset e Jezusit, numri i posaçëm i revistës “TokaShenjte”(korrik-gusht), që doli këto ditë.

Tema kryesore, që i përshkon të gjitha shkrimet, është “Françeskanët në Tokën Shenjte”. Numri, i pasur me shkrime interesante për historinë e françeskanizmit e të viseve ku kryejnë misionin, shkruar nga historianë të njohur, hapet me një artikull të Rojtarit të Tokës Shenjte, Fra Francesco Patton. Në të lexojmë: “Viti 2017 për ne, françeskanët e Tokës Shenjte, është posaçërisht domethënës: pikërisht 800 vjet më parë, në Kapitullin e Rrëshajëve, mbajtur në Shën Marinë e Engjëjve, në Porciunkola të Azisit. Urdhëri ynë nisi udhën misionare e universale. Me këtë rast u vendos të dërgoheshin fretërit në mbarë botën e njohur deri më atë kohë, për të përhapur kudo vëllazërimin e paqen. Nga ky shtegtim lindi Rojtaria Françeskane në Tokën Shenjte, ndërsa provinca françeskane u zgjerua më tej, në Izrael/Palestinë, Jordani, Siri, Qipro  e në vise të tjerat të Mesdheut.

Numri i posaçëm vë në plan të parë hapjen e kremtimeve  të 800-vjetorit të  françeskanëve në Tokën Shenjte, të diel, më 11 qershor, në Akklo, Acri i lashtë, ku zbarkuan për herë të parë fretërit, në vitin e largët 1217.

Kështu flet historia, ndërsa gojëdhëna e flet kësisoj: Një kapitull nga “legenda maior” e Shën Bonaventurës...

Nisi me shtegtimin e Shën Françeskut, historia e rojtarisë së Tokës Shenjte. Kjo ngjarje rrëfehet në Kapitullin IX të “Legenda Maior”, ku Shën Bonaventura përshkruan dashurinë e pakufishme të krishterë, që e shtynte Françeskun t’ua kumtonte Ungjillin gjithë njerëzve si dhe dëshirën i tij të zjarrtë për martirizim. Ishte gjithnjë gati të vdiste për Krishtin. E kjo e shtyu të nisej drejt Tokës Shenjte, me ushtrinë e kryqtarëve. Si arriti në Acri e pastaj në Damiata, Françesku nxori nga legati papnor lejën të shkonte, duke rrezikuar jetën, tek  sulltani mysliman Melek-el Kamel. Ky e dëgjoi me vëmendje t, madhe dhe e luti të rrinte pranë tij, por ngurroi kur Shenjti i kërkoi të kthehej në fenë e Krishtit me gjithë popullin e vet. Atëhere Françesku i kërkoi të ndizte një zjarr sa më të madh që të ish e mundur  e i tha: “Unë, me gjithë priftërinjtë e tu do të hyj mes flakëve e kështu ti do të bindesh, duke e parë me sytë e tu, cila është feja më e vërtetë e më shenjte”. Por sulltani u përgjigj: “Nuk e besoj se ndonjë nga priftërinjtë e mi do të hidhej në zjarr a do t’u bënte ballë torturave për të mbrojtur fenë e vet”. Fliste kështu, sulltani, sepse kishte parë sesi, pas fjalëve të Françeskut, njëri nga hoxhallarët e tij më të vjetër e më të famshëm, qe vjedhur fshehurazi, për të shpëtuar nga sfida e zjarrit. Atëhere Françesku kërkoi të hidhej në zjarr vetëm, duke iu lutur përsëri Sulltanit të kthehej në fenë e krishterë, nëse do të dilte i paprekur nga flaka.

Këtë skenë e përjetësoi piktori i famshëm Giotto, duke vënë në qendër Françeskun, që tregon me gisht si zjarrin, ashtu edhe vetveten  e, më të majtë Sulltanin,  hoxhallarët, të trembur për vdekje. Sulltani nuk e pranoi as këtë kërkesë të shën Françeskut, por i bëri shumë favore. Ndërmjet tyre, leja që u dha sivëllezërve të tij të ruanin Tokën, ku kish lindur, kish predikuar, ish kryqëzuar e ngjallur Ai Zot, për  dashuri të të cilit kishte njerëz si shën Françesku, të gatshëm për t’u hedhur në mes të flakëve!

Kjo, gojëdhëna françeskane, që rrëfen sesi françeskanët zunë vend, si Roje besnike të Krishtit, në Tokën Shenjte, ku ruajnë Varrin e Zotit që prej 800-vjetësh….

27/07/2017 14:16