2017-07-26 14:26:00

Melbourne: kard. Pell deklaron pafajësinë për abuzimet me të miturit


“Kardinali George Pell do të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat”. Kështu pohoi sot avokati mbrojtës, Robert Richter, në hapje të procesit kundër prefektit të Sekretarisë së Vatikanit për Ekonominë, që akuzohet për abuzime me të miturit në Australi. Në Melbourne u mbajt sot një seancë paraprake, që zgjati 10 minuta, pa njoftuar detaje mbi akuzat.

         Kardinali Pell, që i ka hedhur gjithnjë poshtë me forcë akuzat, duke folur për padrejtësi të pashembullt ndaj tij, mbërriti në Gjykatë i shoqëruar nga policia dhe avokatët, për të hyrë në sallën e mbushur me gazetarë, fotografë e kameramanë. Jashtë, përkrahës e kundërshtarë të prelatit. Gjithsesi, dita e sotme shërbeu vetëm për të fiksuar seancën e ardhshme, më 6 tetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.