2017-07-26 14:47:00

Kisha përkujton shenjtorët Joakimi e Ana, prindërit e Virgjërës Mari


Festa e prindërve fatlumë të Zojës së Bekuar e gjyshër të Jezusit, shembull e pajtorë të vatrave familjare e të gjyshërve tanë, na kujton se ashtu siç thotë shpesh Papa Françesku e siç e përsëriti edhe sot përmes tweet-it të tij, e sotmja është ndoshta dita e përshtatshme për t’u kujtuar për gjyshërit. Për t’u shprehur mirënjohjen, respektin, solidaritetin, për urtinë e fituar përmes përvojës së viteve e për flijimet, më tepër se gëzimet në jetë.

Në pëshpirtërinë popullore shenjtorët nderohen edhe si pajtorë të prodhimeve të stinës që piqen ndër kopshte e ndër ara. Në këto javë toka zhuritet e ka nevojë për ujë. Për ujë ka nevojë blerimi, i zbehur nga vapa, kanë nevojë për ujë frytet ndër pemë e rrushi ndër vreshta. Kur bie shi më 26 korrik, konsiderohet si shi i bekuar. E pleqtë rrëfejnë se gjëja më e çmuar që Ana, kur u nis nuse, i solli si pajë Joakimit, bari grigjësh, ishte pikërisht uji. Gjyshat e gjyshet, nënat e nuset i nderojnë dy shenjtorët si pajtorët e tyre qiellorë, si shembull për jetën e tyre familjare e bashkëshortore, jetuar në frymën e lutjes biblike dhe të respektimit të ligjit të Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.