2017-07-26 15:44:00

Kisha Katolike kremton shën Prendën


Ndër trevat shqiptare kremtohet sot me meshë e festë shën Prenda (Praxedis, Parasceve, Venera, Veneranda). Emri latinisht do të thotë “e denjë për t’u nderuar”. Për shën Prendën dihet pak. Në “Catalogo Sanctorum” hartuar në vitet 1369-1372 nga venedikasi Pietro de Natalibus, në kapitullin e 61-të përmendet shën Prendja virgjër, lindur në Gali të Francës në shekullin II e martire në Romë gjatë persekutimit të kohës së perandorit Antonino (138-161).








All the contents on this site are copyrighted ©.