2017-07-25 17:29:00

Thatësirë. Vatikani mbyll shatërvanet


Thatësira, që ndjehet edhe në Romë e në zonat përreth, e shtyu Selinë e Shenjtë të marrë masa për kursimin e ujit. Guvernatorati i Shtetit të Vatikanit vendosi të mbyllë ujin në të gjitha shatërvanet, si në ato të Sheshit të Shën Pjetrit, ashtu edhe në ato brenda mureve. Ky vendim u mor në përkim me mësimet e Papës Françesku, i cili, në Enciklikën “Laudato si’” kujton se zakoni për ta shpërdoruar ujin ka arritur nivele të padëgjuara. Sigurimi i “ujit të pijshëm e të pastër – pohon Ati i Shenjtë – është çështje me rëndësi të dorës së parë, sepse i domosdoshëm për jetën e njeriut e për ekosistemet tokësore dhe ujore”.

Shifrat e OKB-së

         Sipas OKB-së, rreth njëmijë fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të sëmundjeve, që kanë të bëjnë me ujin. Gati dy miliard vetë konsumojnë ujë të ndotur e ndryshimet e klimës bëjnë që uji i pijshëm të mungojë gjithnjë e më tepër.








All the contents on this site are copyrighted ©.