Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa vendos emigrantët në medaljen e vitit të pestë të papnisë

Medalja e vitit të pestë të papnisë - ANSA

25/07/2017 16:32

Papa Françesku deshi që në medaljen e vitit të pestë të papnisë së tij të vendoset një njeri me dorë të shtrirë në shenjë mikpritjeje për ata, që ikin nga atdheu, në kërkim të një jete më të mirë, sipas fjalëve të Ungjillit: “isha shtegtar e më përbujtët” (Mt 25,35). I ulur përtokë e gati i padukshëm, në mesin e njerëzve, është një burrë që i ngjan Krishtit, gjithnjë simbol i fjalëve të Ungjillit: “çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua” (Mt 25,40).

Medalja, që nga njëra anë ka këtë pamje e nga ana tjetër, stemën e Papës Françesku, do të dalë të premten, më 28 korrik. Ajo është vepër e artistes Mariangela Crisciotti. Çdo ekzemplar shoqërohet nga një çertifikatë garancie, me numër e me vulën e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.

BE-ja zgjat mandatin e Operacionit “Sofia”

Njoftimi për medaljen e vitit të pestë të papnisë së Françeskut u dha në ditën kur Këshilli i Ministrave të Bashkimi Evropian zgjati deri në fund të vitit 2018, mandatin e operacionit “Sofia”. Kjo nismë detare synon luftën kundër trafikut të emigrantëve dhe në përgjithësi, të gjithë njerëzve, në Mesdhe. Përmes këtij operacioni formohet Roja Kufitare dhe marina e Libisë, si edhe kontribuohet në zbatimin e embargos së OKB-së mbi armët në detin para këtij vendi. Kësaj radhe, Këshilli e ndryshoi mandatin për të krijuar edhe një mekanizëm kontrolli të personelit, që formohet, si edhe për të shkëmbyer informacione me agjencitë Frontex dhe Europol mbi trafikët e mundshëm.

25/07/2017 16:32