Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Deklarata e ipeshkvijve të Britanisë së Madhe për Charlie Gard

Përkrahësit e Charlie Gard, duke dëgjuar dje prindërit, që lajmëronin fundin e betejës ligjore - REUTERS

25/07/2017 12:54

Konferenca Ipeshkvnore e Anglisë dhe e Uellsit shpreh afërsinë e dhembshurinë e saj më të thellë për Charlie Gard e për prindërit e tij, pas deklaratës së djeshme për ndërprerjen e betejës ligjore, që do t’i mundësonte një trajtim eksperimental. “Nuk ka më kohë”, u shprehën dje prindërit me analizat e fëmijës në dorë. Zëdhënësi i ipeshkvijve katolikë, në një komunikatë për shtyp, kujton fjalët e Papës Françesku e thirrjen e tij të disa javëve më parë që dëshira e prindërve për të kuruar fëmijën deri në fund të mos injorohej.

“Lutemi të gjithë për Charlie-n, prindërit dhe familjen e tij”, si Papa Françesku

         “Lutemi të gjithë për Charlie-n, prindërit dhe familjen e tij, duke shpresuar që si familje, të kenë mbështetjen dhe hapësirën për të gjetur paqe në ditët, që do të vijnë”, lexohet në deklaratë. “Lamtumira e tyre për foshnjën e vogël e të çmuar prek zemrat e gjithë atyre që, si Papa Françesku, e kanë ndjekur këtë histori të trishtuar e të ndërlikuar. Jeta e Charlie-t do të shoqërohet me dashuri deri në fundin e saj të natyrshëm”.

Falenderimet për spitalin

         “Në këtë çast – vijojnë ipeshkvijtë anglezë – është e rëndësishme të kujtojmë se të gjithë njerëzit e përfshirë në këto vendime, që ta copëtojnë zemrën, janë përpjekur të veprojnë me integritet e për të mirën e Charlie-t”, ashtu siç e kanë parë të arsyeshme. Së fundi, ipeshkvijtë katolikë falenderojnë spitalin për profesionalitetin, dashurinë e kujdesin për gjithë fëmijët e sëmurë rëndë, që shtrohen në të. 

25/07/2017 12:54