2017-07-24 00:00:00

Atë Jacques Hamel: Saint-Etienne-du-Rouvray, më 26 korrik mesha një vit pas vrasjes


Një vit pas vrasjes së atë Jacques Hamel, më 26 korrik, në Kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray, kryeipeshkvi i Ruen, imzot Dominique Lebrun, do të kremtojë meshën në orën 09.00, pikërisht në atë orë, kur kishte nisur ta kremtonte atë Hamel, para se të vritej mizorisht nga dy të rinj terroristë. Njoftimin e jep faqja e internetit e dioqezës së Ruen, që publikon edhe programin e parashikuar për kremtimin e këtij  kryevjetori.

Mesha, që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Kto, do të pasohet, në orën 10.50, nga përurimi i një pllake republikane mermeri kushtuar paqes dhe vëllazërimit, në kujtim të atit Hamel, ngritur nga komuna e Saint-Etienne-du-Rouvray. Në orën 18.00, pastaj, mbrëmësorja e lutjes në Bazilikën e Zojës së Bonsecours, pasuar nga lutja pranë varrit të atë Jacques Hamel, që pushon në paqe në varrezën e Bonsecours.

Më 13 prillin e kaluar u deklarua i hapur procesi i lumnimit për atin Hamel, e u kujtua edhe një herë jetëshkrimi i tij. I lindur më 30 nëntor 1930, në Darnétal, u shugurua meshtar më 30 qershor 1958, në Rouen; kur e vranë, ishte 86 vjeç. Revista franceze “La Vie” i kushtoi këto ditë famullitarit martir një numër të veçantë, me një intervistë të gjatë, dëshmi nga e motra Roselyne.








All the contents on this site are copyrighted ©.