Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës më 23 - 30 korrik

Gjithe shenjtoret - RV

22/07/2017 00:00

E diel më 23 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit, e gjithnjë më 23 korrik, bie përkujtimi i së shën Brigjidës, rregulltare, Pajtore e Evropës.

Liturgjia e ditës, përmes shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës na kujton se Zoti nuk ndërhyn menjëherë, në mënyrë të bujshme, në historinë e njeriut. Pret. Por në fund e keqja eliminohet. Mbretëria e Hyjit rritet pak nga pak në heshtje e me efikasitet,

Të hënën më 24 korrik, kalendari përkujton shën Sharbel Maklufin, meshtar dhe shën Kristinën, virgjër e martire.

Të martën më 25 korrik, kalendari përkujton shën Jakun apostull.

Të mërkurën më 26 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Joakimin e Anën, prindërit e së Lumes Mari Virgjër.

Të enjten më 27 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Pantaleonin e shën Çelestinin I, papë.

Të premten më 28 korrik, kalendari kishtar përkujton shënjtorët Nazarin e Çelso-n; shën Pjetrin Poveda Castroverde.

Të shtunën më 29 korrik, kalendari përkujton Martën, shën Lazrin, shën Olafin.

Të dielën e ardhshme më 30 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e17-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 30 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Pjetër Krizologun.

22/07/2017 00:00