Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Venezuelë. Kard. Urosa: pasoja tragjike nëse mblidhet Kushtetuesja

Protestat në Venezuelë - AP

21/07/2017 14:07

Së paku dy vetë humbën jetën në manifestimet e djeshme në Venezuelë, me rastin e grevës së përgjithshme prej 24 orësh, organizuar nga opozita kundër presidentit Nicolas Maduro. Viktimat janë të rinj, dy djem 23 e 24-vjeçarë, vrarë në dy vende të ndryshme. Sot, Kisha venezuelane i ka ftuar besimtarët të luten e të agjërojnë përballë krizës, që ka përfshirë vendin. Të dielën e kaluar u mbajt referendumi popullor, i paautorizuar nga qeveria, kundër Asamblesë Kushtetuese të thirrur nga Maduro, që sipas ipeshkvijve, do të shërbejë për të vendosur një regjim socialist, marksist e ushtarak. Mbi domethënien e ditës së sotme kushtuar lutjes të dëgjojmë kryeipeshkvin e Karakasit, kardinalin Jorge Urosa Savino:

 Jemi të bindur se lutja është mjet shumë i fortë, shumë i fuqishëm: duhet ta lusim Zotin për zgjidhjen e problemeve tona. Kjo vlen edhe për gjendjen politike në Venezuelë, ku ka një krizë politike, ekonomike dhe shoqërore shumë të madhe. Vetëm Hyji mund të na ndihmojë ta zgjidhim këtë krizë. Prandaj, ne ipeshkvijtë e ftuam popullin venezuelan, katolikët e të gjithë besimtarët, t’i luten Zotit për paqen, për dialogun, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, për të zgjidhur problemet e rënda të vendit.

Si e gjykoni referendumin e së dielës së kaluar, mbështetur edhe nga Kisha Katolike? 98% e 7 milion votuesve u shprehën kundër Asamblesë Kushtetuese…

Është refuzimi demokratik i një mjeti politik negativ, sepse mbledhja e Asamblesë Kushtetuese ka kundër shumicën e popullsisë. Në rast se ky proces do të ecë përpara do të ishte tepër e rëndë, tragjike për kombin venezuelan. Me një dokument të kohëve të fundit, ne ipeshkvijtë i kërkuam presidentit ta anulojë thirrjen e Kushtetueses. Por këta nuk përgjigjen, nuk dëgjojnë opinionet e të tjerëve, nuk kanë asnjë simpati për opinionet e ndryshme nga të tyret. Janë absolutisht totalitarë.

21/07/2017 14:07