2017-07-21 14:59:00

DBR-ja e Panamasë: takim me Papën në Cinta Costera Uno


Do të jetë “Cinta Costera Uno” (Bregdeti Nr. 1), bregdeti sugjestiv para oqeanit, vendi kryesor i takimeve të Ditës Botërore të Rinisë në Panama, në program nga 22 deri më 27 janar 2019. Kështu njoftoi dje, në një konferencë për shtyp, kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta. Prelati shtoi se vendi është vlerësuar më parë nga xhandarmëria e Vatikanit.

Respektohen kriteret e sigurisë dhe të thjeshtësisë

Në “Cinta Costera Uno”, e cila i plotëson kriteret e sigurisë për Papën Françesku, do të priten, sipas Komitetit organizator, më se 375 mijë të rinj. Gjatë takimeve do të tregohet kujdes i veçantë për ambientin dhe thjeshtësinë, siç është kërkuar nga Ati i Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.