Më 5 shtator të ardhshëm kardinali shqiptar, hirësia tij dom Ernest Simoni – Troshani, si i Dërguar i Veçantë i Papës Françesku, do të shkojë në Prishtinë, për shugurimin e Kishës së re kushtuar shenjtës shqiptare Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiu. Prania e kryesimi i ritit të shugurimit të Kishës së re, në Prishtinë, nga kardinalit shqiptar, martir për Fe e Atdhe, merr një domethënie të veçantë.
Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë për Komunikim, kardinali shqiptar dom Ernest Simoni Troshani rrëfen për njohjen dhe takimin me Nënë Terezën në familjen e tij në Shkodër. Po më hollësisht të dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me kardinalin Ernest Simoni...
All the contents on this site are copyrighted ©. |