Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Grevë në Venezuelë. Kardinali Parolin: zgjidhje demokratike

undreds of people participate in a demonstrations during a Mass and a procession of the Virgin of Chiquinquira, in Maracaibo, Venezuela, 18 July 2017 - EPA

20/07/2017 16:37

“Asnjë qeveri e huaj nuk i jep urdhra atdheut tonë; këtu komandojnë venezuelanët”: bëhet arrogant toni i deklaratave të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, para mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, më 30 korrik. Përmes saj ai synon të ndryshojë Kushtetutën, gjë që ka shkaktuar shqetësime e reagime jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij.

Sot, grevë e përgjithshme në Venezuelë, për ta kundërshtuar këtë nismë, të cilën e ka kritikuar me vendosmëri edhe Kisha Katolike, që i ka kërkuar “qeverisë, ta tërheqë propozimin; Forcave të Armatosura, t’i shërbejnë popullit e jo regjimit apo partisë qeveritare; të gjithë politikanëve, të impenjohen së bashku me popullsinë për ta kapërcyer krizën”. Në një “mesazh urgjent”, në përfundim të Asamblesë së përgjithshme të ipeshkvijve (7-12 korrik), prelatët shkruajnë: “Gjithçka na bën të mendojmë se ka përpjekje për të vendosur një shtet socialist, marksist dhe ushtarak, duke e zhdukur autonominë e pushteteve, në vençanti pushtetin legjislativ”.

Maduro s’pyeti as për referendumin popullor të organizuar nga opozita, të dielën e kaluar, përmes të cilit 98% e 7 milion votuesve u shpreh kundër mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese. Grupe ushtarake sulmuan qendra të ndryshme votimi, ndër të cilat edhe ato në kishën e Zojës Karmë, ku po kremtonte meshën kryeipeshkvi i Karakasit, kardinali Jorge Urosa Savino, i cili mbeti i sekuestruar aty së bashku me qendra besimtarë e qytetarë, që kërkonin strehim për t’i shpëtuar dhunës nëpër rrugë. Bilanci: vdiq një grua e u palgosën shumë të tjerë. Pas këtij episodi, prelatit venezuelan i çoi një mesazh solidariteti, Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, i cili uron të gjendet sa më shpejt një “zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin” e që “autoritetet ta dëgjojnë vajtimin e popullit, që kërkon liri, pajtim, paqe, mirëqënie materiale e shpirtërore për të gjithë, sidomos për më të varfërit e më të harruarit”.

Si përgjigje, presidenti Maduro ka lajmëruar masa të rrepta kundër atyre, që sot, do të marrin pjesë në grevë, duke aktivizuar Këshillin kombëtar të Mbrojtjes dhe “një plan të veçantë për drejtësi në emergjencë” që të arrestohen “konspiratorët kundër qeverisë”, të cilëve u duhet dhënë “dënim shembullor”. Fjalë të mirënjohura në zhargonin e çdo diktature.

Kisha e Venezuelës ka organizuar për nesër, një Ditë lutjeje dhe agjërimi, që Zoti ta ndihmojë vendin, ku jetojnë rreth 33 milion njerëz, 80% e të cilëve janë të varfër, të cilët duhet t’i bëjnë ballë një situate ku inflacioni është 700%.

20/07/2017 16:37