Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Regensburg: më se 500 koristë të mitur të shpërdoruar. Avokati Weber akuzon ata, që nuk vigjiluan

Avokati Ulrich Weber - AFP

19/07/2017 12:01

Përfundoi, në Gjermani, hetimi lidhur me rastet e shpërdorimeve, kryer mbi nxënësit e shkollës së Korit të Katedrales së Regensburgut. Njoftimin për shtypin e dha avokati Ulrich Weber, i ngarkuar nga dioqeza gjermane për ta sqaruar këtë shkandull, hapur pas padive të bëra në vitin 2011.

Ka shumë mundësi të jenë gati 500 - pohoi avokati Weber para gazetarëve - fëmijët e shpërdoruar fizikisht dhe psikologjikisht në Shkollën fillore,  frekuentuar nga koristët e vegjël të Regensburgut, në periudhën për të cilën u zhvilluan hetimet, që shkon nga vitet ’45 deri në vitet ’90. Sipas dëshmive, shumica e fëmijëve duhet të kenë pësuar shpërdorime fizike, por më se 60 prej tyre, edhe dhunë seksuale. E disa, të dyja, nga ana e priftërinjve dhe e mësuesve të shkollës. Më se 49, emrat e fajtorëve, që shënohen në raport – kujtuar nga Weber - falë padive të viktimave, që e përshkruajnë shkollën “si burg, si kamp përqendrimi, si ferr e flasin për vitet e kaluara në këtë shkollë, si më të këqijat e jetës së tyre, sepse të ngarkuara me frikë e me dhunë, pa asnjë shpresë për ndihmë.

Prandaj avokati Weber, përveç fajeve objektive të abuzuesve, por edhe të institucionit shkollor e të Kishës, në nivele të ndryshme përgjegjësie, që nuk  vigjiluan as nuk ditën t’i zbulojnë me kohë shpërdorimet, fajëson edhe prindërit e koristëve të vegjël, të cilët nuk i kushtuan vëmendjen e duhur ankimeve të fëmijëve. Por edhe autoritetet e shtetit - sipas avokatit Weber - fajësohen për mungesë inspektimesh shkollore në mbrojtje të të miturve.

19/07/2017 12:01