Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Venezuela: pjesëmarrje masive në refendumin kundër-Maduro. Lutja e Papës

Opozita përshëndet votuesit - AFP

17/07/2017 13:24

Dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa e rikujtoi Venezuelën. Duke përshëndetur bashkësinë katolike venezuelane në Itali, përsëriti lutjen për këtë vend të dashur. Pak fjalë, por shumë domethënëse. Lutja e Papës u lartua pikërisht në të dielën e referendumit popullor, organizuar nga opozita, për t’i thënë jo Asamblesë Kushtetuese, të dëshiruar nga presidenti Maduro. Votim i paautorizuar nga qeveria, në të cilin mori pjesë edhe bashkësia venezuelane në Itali.

Ipeshkvijtë e vendit e mbështetën nismën,  duke ofruar ndërtesat dhe selitë e tyre e duke iu kundërvënë - pohojnë -  përpjekjes për të imponuar në vend diktaturën ushtarake marksiste, pasojat e së cilës i ka prej kohësh parasysh mbarë bota. Edhe kardinali Urosa Savino shkoi të votojë që në mëngjes, në një situatë që - duke folur në mikrofonet tona - e pati dënuar ashpër, duke e quajtur: “Luftë kundër popullit”. Më se 98% e shtatë milionë pjesëmarrësve në referendum votuan kundër planit të qeverisë. Sipas opozitës, ky është mesazh shumë i qartë për Maduron e për botën,

Gjatë ditës u denoncuan sulme kundër njerëzve në radhë para qendrave të votimit nga ana e grupeve paraushtarake: një grua mbeti e vrarë. Të tjerë, të plagosur. Për opozitën, viktimat janë të paktën dy. Ndërkaq rëndohet gjithnjë më shumë kriza humanitare. Karitasi italian boton një raport, titulluar “I padëgjuar, një popull me shpirt ndër dhëmbë, kërkon të drejtat e veta themelore”. Në radhë të parë,  të drejtën për të jetuar, ndërsa vetëm gjatë vitit 2016 ka parë t’i vdesin 11.000 fëmijë, thjesht për shkak të mungesës së ilaçeve. E edhe vdekshmërinë e nënave, që ka arritur gati në 70%. Përballë krizës ushqimore, shëndetësore e asaj të sigurisë, Konferenca ipeshkvnore italiane ofroi një ndihmesë prej 500 mijë eurosh. Ndërsa opozita pret, me shpresë se do të marrë fund kjo situatë e padurueshme. 

17/07/2017 13:24