Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku: tokë, shtëpi, punë, për një jetë të denjë

Papa takohet me botën e punës - RV

17/07/2017 14:21

“Tokë, shtëpi, punë, për një jetë të denjë!”. Inkurajues, Mesazhi i Papës Françesku, drejtuar takimit të Lëvizjes botërore të punëtorëve të krishterë, mbledhur në Spanjë, në 50-vjetorin e themelimit. Françesku uron që “Zëri i punëtorëve të kumbojë gjithnjë në gjirin e  Kishës”.

Në takimin, që vijon në Avila, marrin pjesë 120 delegatë, përfaqësues të lëvizjes, sot e pranishme në 79 vende. Tema është parulla e shumëdashur për Papën: “Tokë, shtëpi, punë, për një jetë të denjë”.  Në Mesazhin, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, nënvizohet se dinjiteti i njeriut  është i lidhur ngushtë me këto tre realitete, që na kujtojnë se përvoja themelore e njeriut është ta ndjejë veten me rrënjë në botë, në familje, në shoqëri.

Tokë, shtëpi, punë - vijon mesazhi  - do të thotë të luftosh që gjithkush të jetojë me dinjitet e askush të mos trajtohet si hedhurinë. Për këtë na inkurajon besimi ynë në Zotin, i cili e dërgoi të Birin në botë që, duke jetuar jetën e popullit të vet në gjirin e një familjeje e duke punuar me duart e veta, të mund ta shpërblente e ta shpëtonte njeriun me vdekjen e me ngjalljen e Tij. Papa e nxit Lëvizjen e punëtorëve të krishterë “të përpiqet, me hov të ri, për ta çuar Ungjillin në botën e punëtorëve”.

17/07/2017 14:21