Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Emigracion. Në Taizé, javë reflektimi për të rinj 18-35 vjeç

Takimet në grupe në Taizé - RV

17/07/2017 14:32

Filloi dje, në Taizé të Francës, një javë reflektimi mbi emigracionin, kushtuar të rinjve nga mosha 18 deri në 35 vjeç, që janë të interesuar e të impenjuar në mikpritjen e në shoqërimin e emigrantëve, të refugjatëve e të azilkërkuesve.

 Në Taizé jeton një bashkësi ekumenike e njohur edhe për shqiptarët, të cilët shkojnë atje vit për vit. Sipas ritmit të lutjes së përditshme, në çastet e shkëmbimit të përvojës e të bisedës me të rinjtë, oratorë të ndryshëm do të diskutojnë me të pranishmit për temën e emigracionit. Sot, nënsekretari i seksionit për emigrantët e refugjatët në Dikasterin vatikanas për zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, atë Michael Czerny, mbajti një konferencë me temë “Roli i Kishave në mikpritjen e shoqërimin e emigrantëve”. Në ditët e ardhshme do të flitet për sfidat e për politikat e emigracionit, do të shkëmbehen përvoja e do të dëgjohen refugjatët e strehuar nga Bashkësia e Taizé-së. Dallohet dita e enjte, që parashikon dialogun ndërmjet përfaqësuesve politikë evropianë, ndjekur nga një debat i hapur për të gjithë.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit do t’i informojnë të gjithë të rinjtë e Taizé-së, sipas grupeve gjuhësore ku bëjnë pjesë. Ideja e kësaj jave, shpjegojnë organizatorët, lindi nga një takim në Romë me ekipin e ngarkuar nga Papa Françesku për të koordinuar impenjimin e Kishës Katolike me emigrantët.  

17/07/2017 14:32