Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Dialogu ndërfetar: Universiteti Evropian në Jeruzalem, për një takim mbi fetë monoteiste

Universiteti Evropian - RV

17/07/2017 14:14

Universiteti Evropian i Romës promovon në Izrael, në Institutin Papnor “Notre Dame” të Qendrës së Jeruzalemit, Forumin ndërfetar me temë: “Jeruzalemi dhe fetë monoteiste: simbolet, qëndrimet, jeta reale”. I kushtohet vlerës, që ka qyteti për besimtarët hebrenj, të krishterë e myslimanë dhe rolit në përcaktimin e identitetit të tyre.

Takimi do të mbahet të mërkurën, më 19 korrik, në kuadrin e një shkolle verore mbi territoret izraelite e palestineze, organizuar pikërisht nga Universiteti Evropian i Romës, në bashkëpunim me shoqatën e diplomatëve të Institutit. Një nga pjesëmarrësit kryesorë është rabini David Rosen, kryetar i Këshillit Ndërkombëtar kristiano-hebre e protagonist i dialogut ndërmjet dy feve, që nga papnia e Gjon Palit II.

Forumi, siç bëjnë të ditur organizatorët, synon të lehtësojë takimin e konfrontimin ndërmjet pikpamjeve të ndryshme, si edhe të favorizojë formimin e të rinjve në perspektivën e dialogut e të njohjes, pa zhvlerësuar ndryshimet ndërmjet tyre. Baza është kërkimi shkencor: ja pse është i nevojshëm universiteti.

17/07/2017 14:14