Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Lutja e Papës për Venezuelën. Referendum kundra kushtetueses

Protesta në Karakas - AFP

16/07/2017 14:40

Sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi përsëri Venezuelën. Duke përshëndetur bashkësinë katolike venezuelane në Itali, përsëriti lutjen për këtë vend të dashur. Lutja e Papës lartohet pikërisht në të dielën e referendumit popullor, organizuar nga opozita, për t’i thënë jo Asamblesë Kushtetuese, të dëshiruar nga presidenti Maduro. Ipeshkvijtë e vendit e mbështesin nismën, që nuk njihet nga autoritetet, duke iu kundërvënë - pohojnë -  përpjekjes për të imponuar në vend diktaturën ushtarake marksiste, pasojat e së cilës i ka prej kohësh parasysh mbarë bota. Ndërsa kriza humanitare bëhet gjithnjë më e rëndë, Karitasi italian boton një raport, titulluar “I padëgjuar, një popull me shpirt ndër dhëmbë, kërkon të drejtat e veta themelore”. Në radhë të parë,  të drejtën për të jetuar, ndërsa vetëm gjatë vitit 2016 ka parë t’i vdesin 11.000 fëmijë, thjesht për shkak të mungesës së ilaçeve. E edhe vdekshmërinë e nënave, që ka arritur gati në 70%. Përballë krizës ushqimore, shëndetësore e asaj të sigurisë, Konferenca ipeshkvnore italiane ofroi një ndihmesë prej 500 mijë eurosh. Ndërsa opozita pret me padurim rezultatet e referendumit, me shpresë se do të ndihmojë për t’i dhënë fund kësaj situate të padurueshme.

16/07/2017 14:40