Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku i tejkalon 35 milionë ndjekës

Faqja e internetit @Pontifex - ANSA

15/07/2017 15:46

Papa Françesku, gjithnjë më i ndjekur në mjetet e komunikimit. Orët e fundit, faqja e tij Twitter @Pontifex në 9 gjuhë, shënoi 35 milionë ndjekës, me një shtesë të dukshme muajin e fundit. E hapur nga Benedikti XVI më 3 dhjetor 2012, është nga më të ndjekurat në botë, që regjistron më shumë tweet e retweet. Që nga marsi i vitit 2015, Papa Françesku është i pranishëm edhe në Instagram, në adresën @Franciscus, që i ka kapërcyer tashmë 4 milionë ndjekës.

“Rrjeti dixhital mund të jetë vend i pasur me humanizëm, jo rrjet telash, por njerëzish”. Kështu shkruante Papa Françesku në Mesazhin e tij të parë për Ditën e Komunikimeve Shoqërore, pak muaj pas zgjedhjes në Katedrën e Shën Pjetrit. Impenjim ky, që Papa po e çon përpara personalisht, duke u bërë dëshmitar i mëshirës së Zotit edhe në Mjetet e Komunikimit Shoqëror.  Është  përpjekje për t’u takuar me të gjithë, që po ndiqet në mënyrë të jashtëzakonshme në Rrjet. Këto ditë, faqja e tij Twitter shënoi 35 milionë ndjekës, me një shtesë të ndjeshme muajin e fundit, sidomos në gjuhën angleze (me më se 11 milionë, që zë vendin e dytë, pas asaj spanjolle, me 13 milionë).

Në mënyrë të veçantë javët e fundit u ritvitua tweet-i i 30 qershorit të kaluar, sidomos në gjuhën angleze: “Të mbrosh jetën njerëzore, posaçërisht kur është e plagosur nga sëmundja, është angazhim dashurie, të cilin Zoti ia beson çdo njeriu”, tweet ky, që i kushtohej Charlie Gard si dhe të gjithë fëmijëve të prekur nga sëmundje të rënda. Shumë i ndjekur edhe Tweet-i për mikpritjen e emigrantëve, më 8 korrikun e kaluar, në katërvjetorin e vizitës së Papës në Lampeduzë: “Emigrantët janë vëllezërit e motrat tona, që kërkojnë një jetë më të mirë larg varfërisë, urisë, luftës”. Kujtuam vetëm disa nga Tweet-et me mendime të Papës për ngjarjet e aktualitetit, pranë e pranë të cilave rrinë tweet-e shpirtërore e baritore, që u japin zemër e shpresë miliona ndjekësve të Françeskut.

15/07/2017 15:46