Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Lutje kushtuar Zojës së Karmelit

Zoja e Karmelit

15/07/2017 00:00

Me 16 korrik, në festën e Zojës së  Karmelit, që kremtohet me devocion të madh në të katër anët e botës, edhe ndër shqiptarë, po kujtojmë një nga lutjet më të njohura, që i janë kushtuar që në lashtësi. Latinisht titullohet "Flos Carmeli", shqip, “Lulja e Karmelit”:

“Gonxhe e Karmelit, hardhi në harlisje, ti bukuri e qiellit, Virgjër e Nënë;

Nënë e ëmbël, zemërpastër, ndihmoi bijtë e tu, ti yll vezullues i detit;

Trung i Jeses, që çel lule, ndihmona të rrimë me ty përgjithmonë;

Zëmbak i rritur mes ferrash, me blerim në sy, mendje e zemër na i ruaj prej rreziqesh;

Armaturë e pathyeshme e luftëtarëve, na mbro në betejë me skapolarin tënd;

Agim që zbardh mbi jetët tona, këshilla na jep në dyshime, në mjerim nga qielli ngushëllona;

Ti Nënë e Zojë e Karmelit, zemrat na i përflak me gëzimin që të rrëmben!

O çelës i portës së Parrizit, ndihmona t’ia falim frymën veç Birit tënd, Jezus  e të mbërrijmë një ditë atje, ku ti kurorëzohesh me yje!

15/07/2017 00:00