2017-07-14 16:50:00

Faqe e re interneti e Dikasterit papnor për laikët www.laityfamilylife.va,


Mund të ndiqet në adresën www.laityfamilylife.va, faqja e re e internetit e Dikasterit papnor për laikët, familjen, jetën. Në të mund të gjinden lajme për veprimtaritë e Dikasterit, të reja me karakter shoqëror dhe video. Ashtu si Dikasteri ynë, edhe faqja e internetit - lexohet - sapo lindi e do të jetë në zhvillim të përhershëm.

Paraqitet edhe logoja e re

Faqja e re paraqet edhe logon e re të Dikasterit: figurë në formën e një përqafimi, që i përfshin gjithë laikët dhe të gjitha familjet e botës. Në të majtën e figurës - realizuar nga Anna Formaggio - shikojmë laikët, që mbajnë Kolonatin e Berninit i cili, nga ana e tij, i mbledh së bashku disa familje, me një përqafim  të ngrohtë.

Populli misionar

“Është populli, i përbërë nga gra, burra, të rinj, pleq e familje - shpjegohet akoma në faqen e re të internetit. - Shumica e popullit të Zotit, siç quhet në “Evangelii gadium, që përbën Kishën e njëkohësisht, gëzon edhe mbrojtjen e saj amtare. Popull, që ka ëndrrën misionare të takohet me të gjithë njerëzit.








All the contents on this site are copyrighted ©.