Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

U ekspozuan dhuratat e Papës Ratzinger në shtëpinë e lindjes së Wojtilës

Kardinali Ratzinger bekon Papen Gjon Pali II

13/07/2017 18:31

U ekspozuan keto ditë, për herë të parë, në Muzeun “Shtëpia e lindjes e Gjon Palit II”, në Wadowice të Polonisë, dhuratat që Papa i nderit, Benedikti XVI,  i bëri këtij muzeu. Është fjala për tri unaza, që Gjon Pali II i pati dhuruar kardinalit të asokohshëm Ratzinger. Ndërmjet tyre, njëra me rastin e Jubileut të Madh të Vitit 2000. Unazave u shtohen edhe tri letra të Papës polak drejtuar kardinalit dhe një fotografi, që i paraqet së bashku gjatë një Meshe me rastin e dhjetëvjetorit të Papnisë së Gjon Palit II, më 30 tetor të vitit 1988.

Në një letër, për drejtorin e Muzeut, Papa i nderit - njofton Fondacioni Ratzinger - shpreh besimin se dhuratat e tij mund t’i gëzojnë vizituesit e Muzeut dhe ta thellojnë gjithnjë më shumë dashurinë për Gjon Palin II.

Benedikti XVI e pati vizituar Wadowicen si dhe shtëpinë e Lindjes të Papës polak, më 27 maj 2007.

13/07/2017 18:31