Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Kisha: Dublini përgatitet për Takimin e familjeve dhe vizitën e Papës

Kryeipeshkvi Diarmuid Martin - RV

13/07/2017 14:01

Gjithçka është gati në Dublin, për Takimin botëror të familjeve 2018, në program nga 21 deri më 26 gusht (World Meeting Family, 2018).  Do të jetë i pranishëm edhe Papa Françesku e kryeipeshkvi Diarmuid Martin nënvizon se “Çdo askpekt i vizitës së Atit të Shenjtë në Irlandë, duhet parë në dritën e familjes”, e kjo e bën edhe më të rëndësishëm shtegtimin e Papës.

Tema e këtij viti është “Ungjilli i familjes. Gëzim për botën”. Për këtë rast janë regjistruar video-clipe, domethënë filmime të shkurtëra kushtuar ngjarjes së madhe, për të krijuar atmosferën e pritjes. Ndërmjet tyre, një clip i përkthyer në 7 gjuhë (angleze, franceze, italiane, portugeze, spanjolle, gjermane, irlandeze). Përmes tij ftohen të vijnë sa më shumë familje në takimin e madh  të Irlandës, vend mikpritës, i njohur për historinë e tij të lashtë të krishterë. Tokë, nga e cila u nisën misionarë të shumtë drejt botës së madhe, për të shpallur kudo gëzimin e Ungjillit.

Irlanda është shtet katolik, fuqimisht i lidhur me vlerat e Kishës, e megjithatë, në maj të vitit 2015, me referendum, miratoi me shumicë, modifikimin e kushtetutës, që autorizon martesën ndërmjet dy njerëzve, pa dallim seksi. E kjo rëndon fort mbi familjen e krishterë tradicionale, të përbërë nga një burrë e një grua. Edhe për këtë plagë do të flitet në takimin e madh të familjeve të krishtera të mbarë botës.

13/07/2017 14:01