2017-07-12 10:46:00

Samiti Ballkanit: u firmos marrëveshja për ndihmën financiare të BE-së prej 48 mln euro


U vendos firma e parë në Samitin mbi Ballkanit perëndimor në Trieste: u nënshkrua marrëveshja për asistencën financiare nga BE-ja për 6 partnerët. Në tërësi bëhet fjalë për një marrëveshje që vlen 48 milion euro, destinuar firmave, start-up dhe infrastrukturave, që i shtohet 200 milion euro-ëve caktuar nga BE për rajonin e Ballkanit perëndimor gjatë 10 vjetëve të fundit. Marrëveshja është kryesuar nga komisari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Në takimin e nivelit të lartë në Trieste marrin pjesë krerët e qeverive e ministrat e jashtëm, të ekonomisë e të transportit të Ballkanit perëndimor dhe homologët e tyre të gjashtë Shteteve anëtare të BE-së: Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia. Po kështu marrin pjesë, për institucionet e BE-së, Federica Mogherini, Përfaqësuese e Bashkimit Evropian për punët e jashtme e politikën e sigurisë, Johannes Hahn, komisar për politikën e afërsisë e negociatat e zgjerimit, e Violeta Bulc, komisare për transportin.

Diskutimi mbahet rreth tri fushave të bashkëpunimit rajonal: elementi bashkues e lidhës; integrimi ekonomik rajonal dhe zhvillimi në sektorin privat; kontaktet ndërpersonale








All the contents on this site are copyrighted ©.