2017-07-12 13:05:00

Papa Françesku: të jesh katekist nuk është punë, por mision


“Të jesh katekist nuk është punë, as aktivitet i jashtëm i njeriut. Është mision, thirrje për t’i shërbyer Kishës”. E kujton Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrëve në Simpoziumin e parë ndërkombëtar kushtuar katekizmit, në zhvillim e sipër deri më 14 korrikun e ardhshëm në Buenos Ajres, pranë fakultetit të teologjisë të Universitetit Papnor Katolik të Argjentinës.
Papa fton “për të përkrahur përshpirtërinë popullore jo vetëm duke transmetuar përmbajtjen e fesë, por kryesisht duke i frymëzuar njerëzit për ta ndjekur konkretisht jetën e Krishtit. Katekisti ecën “prej Krishtit e me Krishtin. Nuk është njeri, që niset nga idetë a shijet e veta, por në kërkim të Zotit, të atij shikimi, që ta përflak zemrën”.

Papa Françesku i fton, në përfundim, katekistët të jenë gjithnjë krijues, për ta bërë më të afërm mesazhin e Krishtit, edhe pse i njëjtë, sepse Zoti nuk ndryshon, por i përtërin të gjitha sendet. Në kërkimin krijues për ta njohur Jezusin nuk duhet të kemi frikë, sepse ai na pararin në këtë detyrë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.