Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Irlandë. Takimi botëror i familjeve, kërkohen tre mijë vullnetarë. Dita e reflektimit në Limerick me kard. Schönborn

Gëzimi në familje - ANSA

12/07/2017 12:26

“Flasim për familjen, jemi familja”, ky, titulli i ditës së reflektimit, që do të zhvillohet nesër, 13 korrik, në Limerick të Irlandës, në përgatitje të takimit  botëror të familjeve (21-26 gusht 2018). I ftuar nderi do të jetë kardinali i Vjenës, Christoph Schönborn.

Pasditja do të hapet me një reflektim kushtuar “Amoris laetitia”. Pastaj pjesëmarrësit do të mund të ndahen në tre grupe paralele. Në të parin, kushtuar të rinjve, do të bëhen përpjekje për të kuptuar sesi Sinodi i ardhshëm i të rinjve mund të integrohet në përgatitjen e Takimit  botëror të familjeve - shpjegojnë organizatorët. Në të dytin do të punohet për programin katekistik. Ndërsa  i  treti do t’i kushtohet nxitjes apostolike “Amoris laetitia” (Gëzimi i dashurisë), kushtuar pikërisht familjes, një vit pas botimit.

Takimi do të pëfundojë me një fjalim publik  të kardinalit të Vjenës me temë: “Famullia, familja e familjeve”.

Organizohet nga Instituti irlandez i studimeve baritore, në bashkëpunim me  Institutin irlandez të studimeve katolike. Ndërkaq vijojnë përgatitjet për Takimin botëror të familjeve: në kanalin e internetit të Konferencës ipeshkvnore irlandeze mund të lexohet himni zyrtar, titulluar: “Gëzim për mbarë tokën”, kompozuar nga Ephrem Feelem. Po kërkohen tre mijë vullnetarë, që duhet të asistojnë zhvillimin e punimeve, si dhe familje të gatshme për t’i mikpritur shtegtarët dhe pjesëmarrësit në takim, që do të arrijnë nga mbarë bota. 

12/07/2017 12:26