Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Imzot Giovanni Peragine: mund të them, pa dyshim, se kam gjak italiani e zemër shqiptari.

Mons Giovanni Peragine ne studio te radio Vatikanit me dom David Gjugja. - RV

12/07/2017 00:00

Më 15 qershorin e kaluar, Papa Françesku ka emëruar tre ipeshkvij të rinj për dy dioqezat e Shqipërisë, atë të Rrëshenit e Sapës dhe për Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut.

Pas bisedave që patëm me dy ipeshkvijtë e ri të emëruar imzot Gjergj Metën dhe imzot Simon Kullin, kësaj radhe ne mikrofonin tone flasim me imzot Giovanni Peragine, barnabit, të cilit Papa Françesku i ka besuar udhëheqjen e Kishës katolike në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut.

Në ditën e shpalljes së emërimit të tij ipeshkëv, imzot Giovanni Perganine mes tjerash pati thënë: “Papa Françesku ka dëshiruar që një misionar nga një qytet i “vogël”, në veri të Shqipërisë (Milot) të bëhet një Bari i një territori të gjerë që përfshin Administratën Apostolike në pjesën jugore të Shqipërisë. Për këtë arsye dua të falënderoj Papa Françeskun për besimin që më ka treguar duke më dërguar mua mes jush si Bari të ri.

Falënderoj menjëherë Shkëlqesinë e Tij Mons. Hill Kabashi, i cili për 20 vjet e udhëhoqi këtë administratë Kishtare. Jam i sigurt se sakrificat që ai i ka bërë, sidomos në vitet e para, dhe punën që ai e ka bërë deri më sot, do të vazhdojnë të japin fryte edhe në të ardhmen”.

Kështu pohoi imzot Peragine menjëherë pas lajmit për emërimin e tij për ipeshkëv, po tani më hollësisht si e priti këtë emër nga Papa Françesku, kur dhe ku do të shugurohet ipeshkëv, cila është motoja e tij ipeshkëvnore dhe ideja e veprimtarisë ungjillëzuese si ipeshkëv, mbi këto e tjera, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit ta dëgjojmë imzot Giovanni Peragine...

 

12/07/2017 00:00