Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Motrat e Nënë Terezës, titullare të së drejtës për riprodhimin e sarit bardh e blu

This file photo taken on May 15, 1997 shows Mother Teresa greeting people at the Missionaries of Charity For Destitute Children in New Delhi. - AFP

11/07/2017 13:27

Sari bardh e blu, petku i Motrave të Nënë Terezës, është tashmë shenjë dalluese, nën mbrojtje juridike. Veshja tipike indiane, që mbajnë Misionaret e Bamirësisë në mbarë botën, fitoi, që nga viti 1950, të drejtën  të quhet “pronë intelektuale” nga ana e Kongregatës së themeluar prej Shenjtores së Kalkutës. Njoftimin e jep sot AziaNews, duke cituar fjalët e Biswajit Sarakar, përfaqësues ligjor i motrave, i cili njoftoi se “Trade marks Registry”(Regjistri i markave) i qeverisë së Indisë,  lejoi regjistrimin e copiright.

Lidhur me këtë vendim, që u mor për të shmangur çdo lloj shpërdorimi e që u bë i njohur sot, është folur që vitin e kaluar. Avokati shpjegoi se praktikat  për njohjen e kësaj së drejte filluan që në vitin 2013 e, pas shqyrtimit të hollësishëm të procedurave ligjore, e drejta u akordua me rastin e shenjtërimit të “Nënës së të varfërve”, më 4 shtator 2016, në Vatikan. Sarakar shpjegon akoma se misionareve nuk u pëlqen fare publiciteti e prandaj edhe nuk e bënë  menjëherë publik këtë lajm. Por, me që vërehet se kjo veshje po përdoret në mënyrë krejt të parregullt e pa skrupuj, u desh që të gjithë ta merrnin vesh se tashmë marka është e regjistruar. Një fjalë e urtë popullore thotë se nuk është petku ai, që e bën murgun. E kjo është e vërtetë. Por, me sa duket, deri në një farë pike. Uniformat e urdhërave të rregulltarëve e të klerikëve kanë pasur gjithnjë rëndësi të madhe. Çdo zhgun e çdo veladon ka domethënien e vet. Në rastin e motrave të Nënë Terezës, e bardha është simbol i pastrisë, e vijat blu, të kujtojnë ngjyrën e veshjes së Zojës së Bekuar si dhe tre kushtet: varfëri, pastri, bindje.

Edhe veladoni i bardhë i Papës ka historinë e vet: sipas traditës, i pari që e veshi këtë petk, ishte Papa Piu V i cili, duke u ulur në fronin e Shën Pjetrit, nuk deshi të heqë dorë nga zhguni i bardhë i urdhërit rregulltar domenikan, të cilit i përkiste. Shën Françesku i Asizit  - sipas burimeve françeskane -  nuk veshi ndonjë thes dosido, por e përcaktoi me kujdesin më të madh formën e zhgunit të fretërve të vegjël, që të kujton menjëherë kryqin, apo “taun”, kryq tipik françeskan e simbol i françeskanizmit.

Duke u rikthyer tek rregulltaret, urdhërat e ndryshme njihen pikërisht nga zhguni e nga veli, si brixhidinet, për shembull, zhguni i zi i të cilave ka një kryq të bardhë, të qepur përsipër.  Karmelitanet e shekullit XVII zgjodhën si shenjë dalluese “alpargatas”, sandalet që mbathnin të varfërit e Spanjës. Më pas këto sandale u shndërruan nga bota e modës në espadrillas, që shiten sot jo vetëm në Spanjë, por në mbarë botën.

11/07/2017 13:27