Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Me 10 korrik nga kalendari përkujtohen Shën Rufina e Shën Sekonda, martire

Shën Rufina e Sekonda, martire - RV

10/07/2017 10:41

Duke shfletuar kalendarin, me 10 korrik përkujtohen Shën Rufina e Shën Sekonda, martire. Të dhënat që kemi për martirizimin e Rufinës e të Sekondës përkojnë plotësisht. Të dënuara, nën Valerianin e Galenin, nga prefekti Gjunio Donati, u martirizuan në Romë në miljen e dhjetë të rrugës Kornelia. Sipas traditës, shenjtoret ishin motra e të fejuara me dy të rinj të krishterë.

Pasi të fejuarit e mohuan fenë, vashat bënë kushtin e virgjërisë së përjetshme, gjë që të rinjtë nuk deshën ta pranojnë në asnjë mënyrë. Si nuk ia dolën mbanesh t’i bënin për të hequr dorë nga feja, e aq më pak nga kushti i virgjërisë, të rinjtë i paditën ish-të fejuarat si të krishtera.

E ato e pranuan publikisht fenë në Krishtin. I çuan, atëherë, në miljen e dhjetë të rrugës Kornelia, në një zonë të quajtur Buxo (sot Boçea), ku Rufinës i prenë kokën, ndërsa Sekondën e rrahën për vdekje. Kjo skenë, e pikturuar nga tre piktorë të shquar, ruhet në Pinakotekën e Brerës, në Milano.

Trupat e virgjërave u lanë mbi dhe që të shqyheshin nga egërsirat, por një matronë romake, me emrin Plautila, si i pa në ëndërr martiret, të cilat i treguan vendin e martirizimit, i mori reliket e tyre e i varrosi me nderim të thellë, duke u kthyer menjëherë në fenë e virgjërave –martire.

Mbi varrin e tyre që në shekullin IV Papa Juli I (341-353) lartoi një bazilikë, që u rindreq më pas nga Papa Adriani I (772-795), ndërsa Papa Leoni IV (847-855) e pasuroi me dhurata artistike të denja për emrin e martireve.

10/07/2017 10:41