Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa Françesku në lutjen e Engjëllit të Tënzot: ta kryejmë vullnetin e Zotit, si Jezusi

Papa Françesku tha lutjen e Engjëllit të Tënzot

09/07/2017 12:30

Pavarësisht se me pushime verore, Papa Françesku tha sot lutjen e Engjëllit të Tënzot, për të, takim i pashlyeshëm me besimtarët, që vijnë në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, nga të gjitha anët e botës.

Në Ungjillin e sotëm, Shën Mateu ( 11,25-30) na njeh me një nga lutjet e Jezu Krishtit, i cili lëvdon planin e Atit Qiellor. Është plan plot mirësi, që katë bëjë me shëlbimin e gjithë njerëzimit. Jezusi është i vetëdijshëm për planin shëlbues, që ia beson Ati dhe e pranon pa kushte. Vërtet, lutja është “Po, o Atë” e nuk ka të dytë më të shkurtër e më të plotë se kjo. Përgjigjja pozitive për të kryer vullnetin e Zotit, ashtu si për Jezusin, presupozon edhe për ne pranimin e një “barre”, e cila mund të jetë edhe e rëndë, por nuk duhet të na frikësojë. Vetë Krishti, në Ungjillin e sotëm, na thotë se është “barrë e ëmbël e peshë e lehtë”.

09/07/2017 12:30