2017-07-07 17:12:00

Së shpejti të Lum, imzot Jaramillo e don Ramírez, martirë në Kolumbi


Papa Françesku priti sot kardinalin Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, duke autorizuar Dikasterin të shpallë Dekretet që kanë të bëjnë me 3 të Lum të ardhshëm dhe 5 Shërbëtorë të Nderuar të Zotit.   

Do të jenë së shpejti të Lum dy martirë të Kolumbisë, veprimtarë guximtarë e shqetësues në vorbullën e dhunës: imzot Jesús Emilio Jaramillo Monsalve, i Institutit per Misionet e Jashtme të Yarumal, Ipeshkëv i Arauca, torturuar e vrarë nga luftëtarët nga urrejtja për fenë, më 1989, pranë Fortul, si dhe don Pietro Maria Ramírez Ramos, Prift dioqezan, i vrarë nga urrejtja për fenë, më 10 prill 1948, në Armero. Kujtojmë se Papa Françesku do të jetë në Kolumbi më 6 deri më 11 shtatorin e ardhshëm.

Ndërmjet të Lumve të ardhshëm, spikat edhe figura e Anna Chrzanowska, laike polake, lindur më 7 tetor 1902 në Varshavë e vdekur më 29 prill 1973, në Krakov.

Virtytet heroike u njihen Shërbëtorëve të Nderuar të Zotit

- Ismaele Perdomo, Kryeipeshkëv i Bogotá (Kolumbi);

- Luigi Kosiba (në shekull Pietro), Laik i kushtuar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël (Poloni); 

- Paola di Gesù Gil Cano, Themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer;

 - Maria Elisabetta Mazza, Themeluese e Institutit të Motrave të Vogla të Shkollës së Krishterë (Itali);

- Maria e Kryqëzuar e Dashurisë Hyjnore (në shekull Maria Gargani), themeluese e Kongregatës së Apostulleve të Zemrës së Krishtit (Napoli- Italia).








All the contents on this site are copyrighted ©.