2017-07-07 14:27:00

Navarro-Valls: imzot Fazio (Opus Dei): “Dinte të donte e të duhej”.


“Dinte t’i donte njerëzit e të sillej në një mënyrë të tillë, që edhe ta donin: donte e duhej”. Ky, një nga tiparet e personalitetit të Joaquín Navarro-Valls, kujtuar nga imzot Mariano Fazio, mëkëmbës i përgjithshëm i Opus Dei-t, në homelinë e Meshës së Dritës, kremtuar sot në Romë, në bazilikën e Shën Eugjenit.

“E bëri gjithë jetën dhuratë të sinqertë të vetvetes - nënvizoi Prelati - nën shenjën e njërës nga kategoritë kryesore të antropologjisë së krishterë, që e rigjejmë në Gaudium et Spes. E jetoi ndershmërisht e thellësisht jetën, duke u shkëputur shpirtërisht nga vetvetja, me një dëshirë të vetme: t’u shërbente të tjerëve. Ishte shumë mirënjohës, në vetëpërmbajtjen e tij, tipar që binte shumë në sy. Mirënjohës ndaj familjes, ndaj sivëllezërve të tij të Opus Dei-t, të cilët i donte aq, sa ishte gati të jepte edhe jetën për ta. U përgjigjej menjëherë kërkesave të tyre, duke krijuar rreth vetes atmosferë humori, përshkuar nga një ironi e hollë, tipike anglosaksone. Qe bir besnik i Kishës, i Papës dhe i Atit, siç e quajmë prelatin tonë – përfundoi imzot Fazio: “Një jetë kaq e pasur me vlera, bazohej mbi lidhjen e ngushtë me Jezusin. Në ditët e fundit, Eukaristia ishte forca e tij e vërtetë, shumë më e madhe se talentet e panumërta natyrore, të cilat i vuri gjithnjë në shërbim të Zotit e të të afërmit”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.