Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Përfundoi në Orlando Convocation e katolikëve amerikanë

In this photo taken on Friday Sept. 25, 2015 Pope Francis speaks to students at Our Lady Queen of Angels School in East Harlem, New York. - EPA

06/07/2017 14:47

Ta çojmë Ungjillin e gëzimit në periferitë fizike dhe ekzistenciale të një shoqërie bashkëkohore gjithnjë e më të shekullarizuar e më të ndarë. Me këtë impenjim përfunduan dje në Orlando, në Florida të SHBA-së, punimet e “Convocation” së katolikëve amerikanë, ku morën pjesë, për katër ditë, 3 mijë përgjegjës katolikë nga mbarë SHBA-së, ndër ta 160 ipeshkvij e përfaqësues të 200 shoqatave, mbi temën “Gëzimi i Ungjillit në Amerikë”.

Ngjarja – e dyta e kësaj natyre në historinë e Kishës së SHBA-së –organizuar nga Konferenca ipeshkëvnore amerikane (Usccb) pati për qëllim transmetimin e Ungjillit në realitetin konkret në SHBA-së, posaçërisht në periferitë e braktisura. Pra, pjesëmarrësit reflektuan mbi argumentin e se si sot duhet ungjillëzuar e depërtuar me Lajmin e Mirë në shoqërinë e një Amerikë, që është më e ndarë se kurrë nga dallimet e përjashtime sociale, nga racizmi e nga polarizimi politik, për t’iu përgjigjur kështu thirrjes së Papës Françesku, siç pohon nxitja apostolike Evangelii gaudium.

Kjo thirrje papnore nuk i drejtohet vetëm ipeshkvijve e klerit, por mbarë Kishës: të jesh i krishterë, nuk mjafton vetëm ta pranosh Krishtin si Shpëtimtar, por kërkon të shkosh në periferitë fizike e ekzistenciale të shoqërisë, për t’i dëshmuar afërsinë dhe dashurinë e Zotit çdo njeriu, posaçërisht atyre që janë të mënjanuar e të përbuzur nga shoqëria. Kështu pohoi imzot José Gomez, zëvendës-president i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të SHBA-së.

“Këto periferi – tha prelati – janë pjesë të qyteteve e të zonave tona rurale, të cilat nuk i vizitojmë kurrë. Janë vende ku jetojnë të varfrit, janë burgje e baraka në hapësirat tona publike. Janë fryt i hidhur i braktisjes, i shfrytëzimit dhe i padrejtësisë” sonë. Po këto zona – siç na kujton Papa Françesku – “nuk janë vetëm zona fizike e kategori shoqërore. Janë vende ku ekziston varfëria materiale, por edhe varfëria shpirtërore”. Papa – vijoi imzot Gomez – na thotë se në botën moderne periferitë janë po rriten e janë një territor i ri i misionit” për Kishën, e cila gjithmonë është e pranishme në këto pjesë të veçanta të realitetit bashkëkohor, që janë periferitë, ku, jemi të thirrur të bëjmë më shumë për mbrojtjen e dinjitetit të njerëzve që u shkelen të drejtat themelore. 

06/07/2017 14:47