2017-07-05 16:42:00

Mesazh i Papës në përurimin e Radios “Krishti i Villeros”


Me rastin e përurimit  të një radioje në Villa Carcova, në lokalitetin argjentinas Jose Leon Suarez, në Buenos Aires, nismë e meshtarit José , apo  “Pepe” Di Paola, i njohur me emrin “cura villero”(Bariu i mjeranëve), Papa Françesku dërgoi një mesazh-audio, që u transmetua i pari, duke hapur ciklin e programit të ri, më 2 korrik.

Ja edhe fjalët e Papës:

“Të gjithë atyre, që e menduan, e krijuan dhe që e dëgjojnë radion ‘Krishti i të mjerëve”’, të  gjithë vëllezërve të mi në famullinë e Shën Gjon Boskos, në Villa Carcova, u dërgoj përshëndetjen më të përzemërt si dhe bekimin tim.

Ju falënderoj për punën që po bëni – vijon Papa në videomesazh - për komunikimin, për përpjekjen që të ndërtoni ura e jo mure. Do të lutem për ju e do ta bëj këtë me gjithë zemër. Përpara e me entuziazëm. Jezusi ju ruajtë e Virgjëra Nënë ju bekoftë!”.

Kujtojmë se Atë Pepe u caktua  pak kohë më parë nga dioqeza e Shën Martinit, si misionar dioqezan në Villas la Carcova, ku nisi të formojë një grup baritor në këtë sektor, duke e vënë në shërbim të nevojtarëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.