Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Selia e Shenjtë konfirmon impenjimin për dialogun e paqes me Al-Azhar

Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, al-Tayyib

04/07/2017 14:03

Selia e Shenjtë dhe Al-Azhari, qendra më e rëndësishme e islamit sunit, konfirmojnë impenjimin për të vijuar dialogun ndërfetar, siç njofton një komunikatë e Këshillit Papnor përkatës.

Të dyja palët, shkruhet në komunikatë “shprehën impenjimin e përbashkët për të vijuar reflektimet, që synojnë promovimin e një dialogu ndërfetar të frytshëm, përqendruar në veçanti, në nxitjen e paqes e në ndërtimin e një bote më të drejtë”.

Takim kristiano-islamik në nunciaturën e Egjiptit

Dje, në nunciaturën e Egjiptit, janë takuar një delegacion nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar, kryesuar nga sekretari, imzot Miguel Angel Ayuso Guixot, e një nga Qendra e Al-Azharit për Dialogun, kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Akademisë së Kërkimeve Islamike, shehu Mohey al-Din Afifi Ahmed.

Në komunikatën e Këshillit Papnor vihet në dukje se ky takim u mbajt në vazhdën e marrëveshjes së 28 majit 1998 dhe në dritën e fjalimeve të Papës Françesku e të Imamit të Madh të Al-Azharit, al-Tayyib, gjatë Konferencës së Paqes së Kairos, më 28 prillin e kaluar.

04/07/2017 14:03