Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Paraqitet Himni zyrtar i DBR-së së Panamasë 2019

DBR-ja e Panamasë 2019 - RV

04/07/2017 11:02

“Ja, këtu, shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”: kjo pjesë nga Ungjilli sipas Lukës (1,38) hap Himnin zyrtar të Ditës së 34-t Botërore të Rinisë, në program në Panama, në vitin 2019. Kënga u paraqit dje, më 3 korrik, në qytetin e Amerikës Qendrore, në praninë e mijëra të rinjve e të rriturve, si laikë, ashtu edhe anëtarë të klerit vendas.

Thirrje për mision

“Ky himn – shpjegoi kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta – shpreh misionin për të cilin jemi thirrur si dishepuj e misionarë në këtë epokë, sipas shembullit të Virgjërës Mari”. “Na entuziazmon – shtoi – ta vëmë në dispozicion të të rinjve të botës, që, duke e kënduar, të përgatiten me gëzim e me gatishmëri për ta lënë Zotin t’i shndërrojë”.

Një katekist, autori i Himnit

Himni është shkruar e kompozuar nga Abdiel Jiménez, katekist e psalmist i famullisë së Krishtit të Ngjallur, në San Miguelito, autor i këngëve të ndryshme liturgjike, anëtar i koreve të ndryshme, i laureuar në Fakultetin e Shkencave Fetare në Universitetin katolik të Santa Maria La Antigua.

Shembulli i Marisë

Teksti i nxit të rinjtë të jetojnë, duke ndjekur shembullin e Marisë: “Të jemi si Maria, të gatshëm për të dalë – thuhet në një strofë – Kishë shtegtare me dashuri, të rinj, dëshmitarë e dishepuj me gëzim, fe e vokacion”.

Kënga u zgjodh ndër më se 50 propozime të ndryshme

Pas shqyrtimit të 56 propozimeve nga juria e përbërë prej një dyzine muzikantësh profesionistë panamezë, u zgjodhën tre himnet më të mira. Më pas, Komiteti ekzekutiv i DBR-së, së bashku me Dikasterin vatikanas për Laikët, Familjen e Jetën, votuan për fitimtarin. Prodhimi i pjesës muzikore përfundoi në dy javë punë.

Janar 2019, takim në Panama

E njoftuar në korrik 2016 nga vetë Papa Françesku, në përfundim të DBR-së së Krakovisë, në Poloni, Dita e 34-t Botërore e Rinisë do të mbahet në Panama nga 22 deri më 27 janar 2019 dhe do të ketë për temë, pikërisht frazën nga Ungjilli i Lukës, pjesë e Himnit: “Ja, këtu, shërbëtorja e Zotit; Më ndodhtë siç the ti!” (Lk 1,38).

04/07/2017 11:02