2017-07-04 15:20:00

Papa Françesku: t’u ofrojmë shpresën e krishterë atyre, që largohen nga feja


“Të mos harrojmë kurrë se gëzimi ynë është në Jezu Krishtin, se dashuria e Tij është besnike dhe e pashtershme. Sepse kur i krishteri trishtohet, do të thotë se është larguar nga Jezusi”. Kështu pohon Papa Françesku në videomesazhin për ndjetin e lutjes së muajit korrik, që i kushtohet njerëzve, të cilët largohen nga feja e krishterë.

Kur njeriu largohet nga Zoti, nënvizon Papa, “nuk duhet lënë vetëm. Duhet t’i japim shpresën e krishterë, me fjalë, po, por edhe më shumë me dëshminë tonë, me lirinë tonë, me gëzimin tonë”. “Të lutemi për vëllezërit, që janë larguar nga feja – përfundon Ati i Shenjtë – në mënyrë që, përmes lutjes e dëshmisë sonë ungjillore, të rizbulojnë bukurinë e jetës së krishterë”.

Videon mund ta ndiqni në youtube, në këtë adresë:

 








All the contents on this site are copyrighted ©.