Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Turqi: shpronësohen manastiret e kishat siro-ortodokse

Manastiri ortodoks Mor Gabriel në Turqi - RV

03/07/2017 10:55

Në Turqi, janë së paku 50, kishat, manastiret dhe varrezat siro-ortodokse, të përhapura kudo në Mardin, në rajonin juglindor të Tur Abdin, që gjatë viteve të fundit janë shpronësuar nga qeveria. Të gjitha kanë kaluar nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Nënsekretarisë për Thesarin, që ia ka besuar ato presidencës së Punëve Fetare. Sipas burimeve lokale, ky operacion është zbatuar në përfundim të procesit për kthimin e Mardinit në një komunë metropolitane. Riorganizimi administrativ i ka kthyer fshatrat përreth në lagje të zonës metropolitane. Në vitin 2016, një komitet qeveritar i Mardinit u ngarkua me inventarizimin e institucioneve jo private dhe filloi procesin e shndërrimit të kishave, të manastireve e të varrezave siro-ortodokse, të pranishme në rajon, në pasuri të Nënsekretariatit për Thesarin.

Fodacioni Mor Gabriel i drejtohet gjyqit

Që në vitin 2013, pas një procesi të gjatë gjyqësor, Fondacioni Mor Gabriel pati arritur të rimerrte në dorë manastirin historik ortodoks të Mor Gabrielit, që daton në shekullin IV pas Krishtit. Edhe tani, pas këtij shpronësimi të ri, Fondacioni iu drejtua sërish gjyqit, por padia u hodh poshtë nga organet administrative turke. Fondacioni Mor Gabriel, njofton agjencia katolike Fides, i ka dërguar një peticion Gjykatës civile të Mardinit, me të cilin kërkon bllokimin e procesit të shpronësimit. Organizata të krishterësh siro-ortodoksë, të emigruar në Evropë – si Bashkimi Evropian Siriak – kanë filluar të mobilizohen kundër këtij veprimi, që e konsiderojnë “sekuestrim të paligjshëm”. 

03/07/2017 10:55