Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku përkrah prindërve të Charlie Gard: të kujdesen deri në fund

Charlie Gard dhe prindërit e tij - AP

03/07/2017 13:39

Papa Françesku ndërhyn sërish në çështjen e Charlie Gard, foshnjës 10-muajshe, shtruar në spital në Londër me një sëmundje të rrallë, të pakurueshme për mjekët, të cilët duan t’i ndërpresin të gjitha mjekimet për të mos rënë në atë, që konsiderohet këmbëngulje e kotë terapeutike. Ati i Shenjtë bën thirrje të dëgjohen prindërit, të cilët duan ta çojnë për një mjekim eksperimental në SHBA-të.

Siç njoftoi mbrëmë drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, Papa ndjek me “dashuri e mallëngjim” çështjen e Charlie-t, “u shpreh afërsinë e tij prindërve” e lutet për ta, “duke uruar që të mos lihet pas dore dëshira e tyre për ta shoqëruar e për ta kuruar deri në fund fëmijën”.

Megjithë ndërlikimet e me vetëdijen se qëllimi i mjekëve është të mos e lënë Charlie-n të vuajë, pasi truri i tij nuk u përgjigjet më stimujve, Ati i Shenjtë përkrah prindërit, të cilët kanë mbledhur fonde nga e gjithë bota për ta çuar fëmijën në SHBA-të. Gjithsesi, vendimi për ta shkëputur respiratorin artificial, që e mban në jetë, është shtyrë vetëm përkohësisht.

Papa foli edhe të premten për Charlie-n, me një tweet

Papa Françesku pati postuar edhe të premten një mesazh në Twitter, duke theksuar se “mbrojtja e jetës njerëzore, sidomos e asaj të plagosur nga sëmundja, është impenjim dashurie, që Zoti ia beson çdo njeriu”. Dje, drejtori i Zyrës për Baritorinë e Shëndetit në Konferencën Ipeshkvnore Italiane, don Carmine Arice, deklaroi se struktura katolike si Poliklinika Gemelli, ose spitali “Bambino Gesù” në Romë, janë gati ta marrin në ngarkim vogëlushin.  

03/07/2017 13:39