Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa Françesku tha Lutjen e Engjëllit të Tënzot

Lutja e Engjëllit të Tënzot me Papën Françesku

02/07/2017 12:30

Papa Françesku tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, së bashku me besimtarët e ardhur nga e gjithë bota në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ungjilli i sotëm, marrë nga ai sipas Mateut (10,37-42), na tregon se prania e Jezusit, Zot i vërtetë e njeri i vërtetë, i ndryshon krejtësisht marrëdhëniet njerëzore, të cilat duhen parë në një dritë të re. Krishti kërkon përparësi absolute, pasi vjen para të gjithëve, edhe para të afërmve më të dashur, përfshirë familjarët. “Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk më ndjek, nuk është i denjë për mua”, thotë në Ungjill. Kush e humb jetën për shkak të Zotit, do ta gjejë. Ja përse, Jezusi i jep një vlerë të re mikpritjes për të cilën flitet në Leximin e parë nga Libri i Mbretërve. Ai shpjegon se kush pranon Krishtin e dishepujt e Tij, pranon Hyjin. E ata, që do t’u japin edhe një gotë të vetme uji dishepullit më të vogël, nuk do ta humbasin kurrë shpërblimin e tyre në amshim. Ky është premtimi i Jezusit.

Prandaj ka kuptim që, ashtu siç thotë Shën Pali apostull në Leximin e dytë, me anë të Pagëzimit ta ndjejmë veten të varrosur së bashku me Krishtin, për t’u ngjallur më pas si Ai i Lumi, në një jetë të re. Sepse Krishti, i ngjallur së vdekurish, nuk vdes më. E kështu, edhe ata, që besojnë në Të duhen konsideruar të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Hyjin, në Krishtin Jezus.

02/07/2017 12:30