2017-07-01 17:01:00

Në korrik ndërpriten audiencat e përgjithshme të së mërkurës


Gjatë gjithë muajit korrik ndërpriten audiencat e përgjithshme të së mërkurës. Rifillojnë në muajin gusht, në Sallën Pali VI. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Vatikanit. I vetmi takim publik mbetet Engjëlli i Tënzot i së dielës. Meshët e Papës në mëngjes, me grupet e besimtarëve, në Shën Martë, ndërpriten në korrik e në gusht. Rifillojnë nga mesi i shtatorit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.