Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Presidenti NISHANI: Dekorimi i dy personaliteteve për thellimin e raporteve mes Vatikanit dhe kombit shqiptar

Presidenti Shqiperise, Bujar Nisha ne mesin e Mons. Dario Viganò e dom David Xhuxha. Tirane 29 qershor 2017 - RV

30/06/2017 12:49

Fjala e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij Zotit  Bujar NISHANI me rastin e Dekorimit të, Monsignior Dario VIGANO dhe Dom. David XHUXHA , në Tiranë. Mes tjerash, Shkëlqesia se Tij Bujar NISHANI, tha: Dekorimi i dy personaliteteve fetare e të mediave të Vatikanit, është një vlerësim e mirënjohje për çdo gjë që Monsi.VIGANO e Dom DAVIDI, por edhe Radio Vatikani ne Gjuhën Shqipe, kanë bërë për thellimin e raporteve në mes të Selisë së Shenjtë dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

                                                                                                                                                                                                             Tiranë, 29 Qershor 2017

I nderuar Monsingior VIGANO,

I nderuari Dom DAVID,

Të dashur miq  e të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Jam shumë i lumtur që sot, në këtë ceremoni modeste në pamje të parë, por shumë domethënëse në vetvete, të jemi së bashku për të nderuar dy personalitete të cilat kanë dhënë shumë nga vetja, që marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të Selisë së Shenjtë të jenë sa më të mira.

Ndjehem i privilegjuar që pata rastin, në shtator te vitit 2014, ta mirëpres në Selinë e Presidencës, në vizitën e tij të parë apostolike në Evropë, Papa Françeskun, një njeri të jashtëzakonshëm, mik të madh të kombit tonë dhe një frymëzues të dialogut ndër fetar në botë.

Mesazhet e Atit të Shenjtë, krahas mesazheve apostolike, ishin një inkurajim i madh për të gjithë shqiptarët, por edhe më gjerë ne rajon dhe në botë.

Vizita ime në Vatikan në kuadrin e shenjtërimit të Nënë Terezës, sot Shën Tereza e Kalkutës, do të mbetet e pashlyer në kujtesën time.

Ky vlerësim i lartë që ju bë nga Selia e Shenjtë, Nënës sonë Terezë, ishte vlerësim për të gjitha nënat shqiptare që rritën bija të tilla që botës i dhanë më shumë shpirt human dhe ndjeshmëri njerëzore.

Selia e Shenjtë, nën drejtimin e Papa FRANCESKUT, do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët.

Përveç vizitës apostolike në Shqipëri dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës, Papa Françesku, Lumturoi 38 Martirët e Kishës Katolike Shqiptare, të cilët i vrau pushkatoi dhe masakroi diktatura komuniste.

Emërimi i Kardinal Troshanit, është edhe një shenjë vlerësimi i Papa FRANCESKUT, për vuajtjen shpirtërore dhe fizike, por edhe për përkushtimin dhe devocionin fetar të klerit katolik shqiptar.

Ditëve te fundit, Shqipërisë ju shtuan edhe tre Ipeshkëv të rinj, dy prej tyre shqiptar. Me këtë emërim, Selia e Shenjtë tregoi përkujdesin ndaj grigjës së besimtarëve katolik shqiptar.

Mirënjohje dhe respekt për çdo gjë që ka bërë Selia e Shenjtë nder shekuj për shqiptarët në përgjithësi.

Zonja dhe zotërinj,

Për një kohë të gjatë nën diktaturën komuniste, Radio Vatikani ka qenë një zë i lirë dhe i paanshëm, edhe për mbijetesën e identitetit fetar të komunitetit katolik e të komuniteteve tjera, por edhe për konsolidimin e vlerave kombëtare shqiptare.

Radio Vatikani ka qenë  një promovues i atyre vlerave që shqiptarët i patën, e i kanë si të shenjta, e të shtrenjta, e që u qenë mohuar gjatë historisë.

Kjo radio, e shoqëroi nga afër popullin shqiptar, pa dallim feje a ndonjë përkatësie tjetër, në udhën e kalvarit të tmerrshëm që kaloi gjatë diktaturës ateiste e anti-njerëzore të komunizmit.

Mikrofonat e Radio Vatikanit, kanë qenë  të hapur përherë për çdo figurë a personalitet që ka kontribuar  për ruajtjen e shpresës së popullit  tonë, për përkrahjen e rrugëtimit të vlerave njerëzore, shpirtërore, shoqërore e demokratike të Shqipërisë drejt integrimeve Europiane, atje ku e kemi vendin si komb.

Prandaj, me lejoni që me këtë rast të falënderoj edhe njëherë këtë zë të fuqishëm, jo vetëm fetar, por edhe të shprehjes së lirisë për ne.

Te dashur miq,

Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për punën  e jashtëzakonshme që kanë bërë për këtë thellim miqësie në mes të shqiptarve dhe Selisë së Shenjtë.

Sot, kam vendosur të dekoroj me Titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, Monsingior Dario Edoardo VIGANO dhe Dom David XHUXHA.

Dekorimi i këtyre dy personaliteteve fetare dhe të mediave të Vatikanit, është një vlerësim dhe mirënjohje për çdo gjë që Monsignior VIGANO dhe Dom DAVIDI, por edhe Radio Vatikani, e sidomos Radio Vatikani sesioni ne Gjuhën Shqipe, kanë bërë dhe po  bëjnë për thellimin e raporteve në mes të Selisë së Shenjtë dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Sot, kjo paradite dekorimi, koicidencidon me një festë të madhe të Kishës Katolike, me festën e Shën PJETRIT dhe Shën PALIT Aposull, e këtyre dy shenjtëve që janë dy nga shtyllat kryesore të katolicizmit.

Gëzuar të gjithëve.

Ju faleminderit shumë.

30/06/2017 12:49