2017-06-26 16:09:00

Shqetësimet e Selisë së Shenjtë për ipeshkvin kinez Zhumin


Selia e Shenjtë ndjek me shqetësim të thellë situatën e imzot Pietro Shao Zhumin, ipeshkëv kinez i Wenzhou.

Zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pohon se Selia Apostolike është thellësisht e prekur nga këto episode, që nuk e lehtësojnë aspak udhën e mirëkuptimit dhe se e ndjek me shqetësim të thellë situatën e imzot Pietro Shao Zhumin, ipeshkëv kinez i Wenzhou, larguar prej kohe me forcë nga selia e tij ipeshkvnore.  

Imzot Zhumin, ipeshkëv i dioqezës së Wenzhu (Kina kontinentale) prelat i bashkësisë katolike, që nuk njihet  nga qeveria, u sekuestrua më 18 majin e kaluar nga policia. Pas një muaji u riduk në aeroportin e Wanzhu ku, në çastin e tërheqjes së bagazheve, disa përfaqësues qeveritarë e shoqëruan me makinën e tyre në një drejtim të panjohur. Që atëherë prelatit i humbën gjurmët.

Bashkësia katolike dioqezane dhe familjarët nuk kanë asnjë lajm as për shkaqet e largimit, as për vendin ku ndodhet - pohoi Greg Burke. -  Selia e Shenjtë, thellësisht e hidhëruar nga këto episode, që nuk e lehtësojnë aspak udhën e mirëkuptimit, uron që imzot Pjetër Shao Zhumin të rikthehet  sa më shpejt në dioqezën e tij dhe t’i krijohen kushtet ta vijojë qetësisht shërbesën ipeshkvnore.

“Jemi të ftuar të gjithë të lutemi për imzot Shao Zhumin dhe për udhën e Kishës në Kinë”, përfundon zëdhënësi i Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.