2017-06-24 06:00:00

Të dielën në Kisha, lëmosha për bamirësinë e Papës


Lëmosha shekullare për bamirësinë e Papës këtë të dielet mbahet në gjitha Kishat. Kështu edhe ne Itali, Kisha ia kushtoi lëmoshët e së dielës, bamirësisë së Papës. Tradicionalisht, kjo mbledhje fondesh, që i krijojnë Papës kushtet të kujdeset për nevojtarët anembanë botës, quhet Oboli i Shën Pjetrit.

Këtë vit, vëren në një komunikatë për shtyp, zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, kryeipeshkvi Angelo Becciu, donatorët kanë ndryshuar profil. Të shumtë janë ata, që dhurojnë fonde për bamirësinë e Papës, përmes internetit e rrjeteve shoqërore, sidomos përmes faqes, që i kushtohet kësaj nisme “obolodisanpietro.va”. Këta donatorë të rinj banojnë në Itali, në masën 28%, por shumica e të tjerëve janë amerikanë (25%) e gjermanë (22%). Më u ulët është përqindja e donacioneve online nga Brazili, Franca, Spanja dhe pjesa tjetër e Amerikës Latine (rreth 15%). Kuotë edhe më e vogël, nga pjesa tjetër e Evropës, nga Afrika, Azia e Oqeania. Natyrisht, kjo varet edhe nga mundësia e besimtarëve për të hyrë në internet.

“Donatori i Obolit – pohon kryeipeshkvi Becciu – është qytetar global e kjo do të thotë se solidariteti nuk njeh kufij. …Ne besimtarët duhet të marrim si shembull vejushën e Ungjillit (Lk 21,2-4), e cila, megjithëse e varfër, dhuroi dy kacidhet e veta, çfarë kishte e jo çfarë kishte të tepërt, si disa të pasur”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.