2017-06-24 17:21:00

Papa, nga 6 shtatori, në Kolumbi: bëhet i njohur programi i shtegtimit


Papa Françesku do të niset për shtegtim drejt Kolumbisë, të mërkurën, më 6 shtatorin e ardhshëm, për të arritur në Bogotà. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi sot programin e shtegtimit.

Më 7 shtator, Papa do të takohet me autoritetet. Pastaj, vizita në katedrale, takimi me ipeshkvijtë dhe me Komitetin drejtues të Celam (Këshilli ipeshkvnor latinoamerikan).

Të premten, më 8 shtator, do të shkojë në Villavicencio, ku do të kryesojë meshën dhe do të marrë pjesë në takimin e madh të lutjes për pajtimin kombëtar.

Të shtunë, 9 shtator, Papa do të jetë në Medellin, për një kremtim tjetër dhe për takimin me rregulltarët.

Të diel, 10 shtator, dita do t’i kushtohet etapës së Kartagjenës, me bekimin e gurëve të parë të shtëpive, vepër e Talitha Qum. Më pas, lutja e Engjëllit të Tënzot dhe vizita në shenjtëroren e Shën Pjetrit Klaver. Pasdite, mesha dhe ceremonia e lamturmirës. Rikthimi i Françeskut në aeroportin Romak të Ciampinos parashikohet për ditën e hënë, 11 shtator.   








All the contents on this site are copyrighted ©.