2017-06-24 00:00:00

Kisha katolike kremton festën e Zemrës së Zojës!


 Kisha katolike kremton sot  festën e Zemrës së Zojës, po si lindi kulti i Zemrës së Zojës? Menjëherë pas Zemrës së Krishtit, Kisha katolike kremton festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Por, si lindi ky kult? Nismëtari i tij ishte shën Gjoni Eudes (1601-1680), i cili nisi ta kremtonte që në vitin 1643 me rregulltarët e Kongregatës së tij.

Në vitin 1668 festa dhe tekstet e saj liturgjike, u miratuan nga kardinali legat për gjithë Francën, ndërsa Roma refuzoi disa herë ta konfirmonte festën. Vetëm pasi nisi të kremtohej festa e Zemrës së Krishtit, në vitin 1765, u lejua të kremtohej aty-këtu edhe festa e Zemrës së Zojës.

Më 1944, Papa Piu XII e shtriu kremtimin në mbarë Kishën, për kujtim të përhershëm të ditës kur, nën papninë e tij, më 1942, ia kushtoi mbarë botën Zemrës së Papërlyer të Zojës. Ky kult pati një nxitje të fuqishme posaçërisht pas dukjeve të Fatimës, më 1917, kur Zoja kërkoi shprehimisht që Rusia t’i kushtohej Zemrës së Saj të Papërlyer, zë qiellor, ende i pa dëgjuar.  








All the contents on this site are copyrighted ©.