2017-06-23 08:38:00

Mendime për Ditën e Shenjtërimit të Meshtarëve


U kremtua sot dita e shenjtërimit të meshtarëve, për të cilët Papa Françesku ka thënë: “Askush nuk është më i vogël se meshtari, i lënë në mëshirën e forcave të veta”.

 

Shën Agostini,“Rrëfimet” e tij të famshme,  III, 11, kujton se e ëma, Shën Monika,  derdhi, për kthimin e tij, më shumë lot sesa derdhin nënat për vdekjen fizike të të bijve. Lotë pikëllimi, që Zoti ia shndërroi në lot gëzimi, kur i biri  hyri në udhën e meshtarisë.

Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, e vetëdijshme për lutjen në ndihmë të të gjithë meshtarëve, sidomos atyre të vaktëve, në një letër, drejtuar së motrës, shkruan: “Jetojmë për shpirtrat, jemi apostuj, shpëtojmë sidomos shpirtrat e meshtarëve. Lutemi e vuajmë për ta e, në ditën e mbrame, Jezusi do të na shprehë mirënjohjen” (Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, Letra e 94).

Shën Gjon Vianej, pajtor i famullitarëve shkruan: “Po ta kisha një këmbë në qiell e të më kërkohej të zbrisja mbi tokë, që të punoja për kthimin e mëkatarëve, do të kthehesha me kënaqësi. E edhe nëse për këtë do të më duhej të mbetesha mbi dhe deri në fund të fundit të kohëve, duke u ngritur çdo natë në mesnatë e duke vuajtur, si po vuaj, do ta pranoja me gjithë zemër!”(Frère Athanas, Procès de l’Ordinaire, fq. 883).

Atë Gjergj Fishta, në poezinë “Meshtari i Malcís”, i këndon kështu, vlerës së Bariut të vërtetë: “… Nder vese të veta/ I kalbun krenari/ T’qestisë ty, qyqari./ Po engjuj e mbreta/ T’mbajnë t’dijshem - e t’vijshem/ Por mendet e mbara/ T’perkulen perpara!”.

Atë Gjergj Fishta, Meshtari i Malcís, Vallja e Parrizit, Shtypshkroja “Atë Gjergj Fishta, Shkoder, 1941, fq 58








All the contents on this site are copyrighted ©.