Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: Koncistori i 28 qershorit dhe kremtimet për Shenjtorët Apostuj Pjetër e Pal

Papa në Koncistorin e qershorit 2016 - OSS_ROM

21/06/2017 12:57

Të mërkurën, 28 qershor, në orën 16.00, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku do të mbajë Koncistorin e zakonshëm publik për krijimin e kardinajve të rinj, të cilëve do t’u vërë kësulën, do t’u dorëzojë unazën titullin ose diakoninë.

Njoftimin e jep Zyra e kremtimeve liturgjike papnore. Kardinajve mund t’u bëhet vizita e mirësjelljes në të njëjtën ditë, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në tremen e Sallës Pali VI.

Të enjten, më 29 qershor, Papa do të bekojë paliot e shenjta për kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë dhe do të kremtojë Meshën në Solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e  Pal.

 

 

 

21/06/2017 12:57